
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e ka ndërmend të keq dorë nga kandidimi i Kadri Veselit për postin e kryetarit të Kuvendit.
Këtë e kanë ripërsëritur zyrtarë të kësaj partie, duke kërkuar nga partitë tjera të reflektojnë në këtë drejtim.
Fehmi Mujota nga PDK-ja, ka thënë se koalicioni PAN e ka kandidatin për kryetar kuvendi dhe ai është Kadri Veseli.
“PAN-i është në rrugën Kushtetuese”, ka thënë Mujota gjatë një konference për media.
“Ne i ftojmë të gjithë deputetët e Kuvendit, të cilët i njohin elementet Kushtetuese, që të reflektojnë. Ne do të jemi aty kur do të votohet kryetari i Kuvendit”, ka shtuar Mujota./Insajderi.com