
Enver Hoxhaj e Pal Lekaj, në takim me kryesuesin e seancës, kanë kërkuar që të mbahet edhe një mbledhje tjetër konsultative javën e ardhshme e pastaj të caktohet seanca, raporton KTV .
Ndërsa Bilall Sherifi i Nismës ka thënë se të qenit kandidat për kryetar duhet me plotësu vetëm një kusht, me qenë deputet
Kushtetuta e përcakton që njëherë të zgjidhet kryetari i Kuvendit e pastaj të rrjedhin afatet për Qeverinë.
Mbledhja konsultative po vazhdon punimet, njofton koha.net
Mbledhja e sotme u thirr nga kryesuesi Adem Mikullovci meqë koalicioni PAN refuzoi pjesëmarrjerjen në seancën e sotme.
PAN të enjten njoftoi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë sepse sipas tyre, kryesuesi Mikullovci ka ftuar seancën pa u konsultuar paraprakisht me këtë koalicion.