Ligji i agresorit

Pandeli Majko: Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut

I pa kënaqur për akuzat e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është prehur edhe Pandeli Majko.

Pandeli Majko: Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut

Në rrjetin social në Fcaebook, ka reaguar ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko. Ai ka thënë se “lufta për liri është “shekeje e ligjit”, ligjit të agresorit”, njofton Insajderi.

“UCK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”. Eshtë ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut”.

Pandeli Majko ka qenë kryeministër i Shqipërisë pikërisht gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe ka një lidhje emocionale të veçantë me UÇK-në dhe krerët e saj. /Insajderi.com