Pandemia ka ulur dhurimin e gjakut

Pandemia ka ulur dhurimin e gjakut

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, Bukurie Zhubi, tha se kanë pasur mungesë të gjakut shkaku pandemisë dhe ka rënë dhurmi i gjakut duke qenë se ka pasur shifër të madhe të infektuarve, njofton Insajderi.

“Ka qenë një vit jashtëzakonisht sfidues për shkak të situatës që ndodhemi por ia kemi arritur t’ia dalim duke iu falënderuar dhuruesve vullnetarë sepse mungesa kemi pasur, sidomos për grupet e gjakut negative siç është grupi i gjakut 0 negativ, A negativ, B negativ dhe AB negativ por ia kemi dal dhe kemi arritur t’i mbulojmë të gjitha kërkesat e gjakut”, deklaroi ajo për KP.

Ndër të tjera ka shtuar se kanë edhe rezerva me të cilat besojnë se mund të dalin në ndihmë pacientëve në nevojë për gjak.

“Ka qenë sfiduese edhe puna e stafit sepse jemi ballafaquar me një situatë plotësisht të re, ka qenë sfiduese edhe për vetë dhuruesit e gjakut derisa e kanë kuptuar dhe derisa e kanë luftuar ndjenjën e frikës kundër COVID dhe ka qenë ajo periudhë kur ka ndikuar dukshëm kjo në uljen e nivelit të rezervave të gjakut”, theksoi Zhubi.

Me COVID-19 ka pasur të prekur edhe në stafin mjekësor në Transfuzion të Gjakut, aktualisht pozitiv me virusin është një profesionist shëndetësor. /Insadjeri.com