Panika për “rikthimin” eventual të masave izoluese

Rastet e fundit me Covid-19 kanë ngritur alarmin institucional se mund të kemi përhapje të virusit Covid-19. I shqetësuar është shprehur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armedn Zemaj.

Panika për “rikthimin” eventual të masave izoluese

Në Kosovë janë rikthyer rastet e të infektuarëve me Covid-19 pas disa javëve të sukseshme ku kishte pak raste të prekura me Coivd-19 e qinda të shëruar.

58 raste brenda një dite me Covid-19 ishin alarmuese për institucionet e Kosovës, të cilët shprehin që do të marrin masa nëse nuk zbatohen udhëzimet e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Faza e tretë e lehtësimit të masave ka shkaktuar një fluks të ri të të infektuarëve me Covid-19.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur shqetësim për këtë situatë duke thënë që masat e izolimit mund të kthehen nëse gjendja përkeqësohet më shumë. Poashtu ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se shpejt do të shpërndahen manualet për t’u udhëzuar sesi të mbrohemi nga përhapja e Covid-19.

Shumë qytetarë në rrjetet sociale shprehin shqetësim që eventualisht mund të rikthehen masat e izolimit. Shumë biznese kanë falimentuar e disa tjera janë në pikën kritike të falimentimit.

Kosova po përballet me Covid-19 që nga muaji mars ku dhe u paraqiten rastet e para. /Insajderi/