Pankarta anti-shqiptare vendosen para Parlamentit të Serbisë

Pankarta anti-shqiptare vendosen para Parlamentit të Serbisë

Para Parlamentit të Serbisë në Beograd janë vendosur fotografi dhe mbishkrime të ndryshme, ku shqiptarët cilësohen si terroristë.

Aty thuhet më tej se shqiptarët në luftën e viteve 1998-1999 kanë kidnapuar dhe kanë vrarë civilët serbë e që vazhdohet më tej duke u thënë se familjarët e tyre kërkojnë drejtësi.

Para parlamentit serb, qëndrojnë edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limaj.

Në Serbi është duke qëndruar kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert. Gjatë një fjalimi në parlament, ai deklaroi se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën, që të mund të anëtarësohet në BE

“Kriminelët e luftës mbrohen nga NATO – KFOR – UNIMK – EULEX” shkruan në një pankartë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu aty shkruan se kësaj i kanë dhënë mbështetje dhe Hillary dhe Bill Clinton, kurse Kosova thuhet se ka bërë rrëmbime dhe ka kryer krime lufte.