Pantina: Koalicioni LAA pati një kërkesë ndaj Vetëvendosjes për vazhdimin e bisedimeve

Pantina: Koalicioni LAA pati një kërkesë ndaj Vetëvendosjes për vazhdimin e bisedimeve

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, ka ftuar deputetët e koalicionit PAN, që të vijnë në seancë që ta prezantojnë kandidatin e tyre për kryetar të kuvendit dhe të mos e bllokojnë formimin e institucioneve.

“Ata të mos vazhdojnë me bllokimin e vendit. Ata patën thirrje edhe nga shtetet ndërkombëtarëve, që ata të jenë pjesë e seancës”, ka thënë Pantina.

Pantina ka folur edhe për bisedimet mes koalicionit LAA dhe Vetëvendosjes për përafrimin e programeve.

Ajo ka thënë se ka pasur dikutime mes grupeve punuese, por që ato janë ndërprerë me një kërkesë të koalicionit LAA.

“Kemi pas takime me koalicionin LAA për rishikim të programit dhe kemi një llojë dakordimi. Mirëpo LAA ka kërkuar që këto takime të vazhdojnë pas formimit të Kuvendit”, ka shtuar Pantina./Insajderi.com