Papa Françesku u jep porositë Ipeshkvijve të Shqipërisë

Papa Françesku u jep porositë Ipeshkvijve të Shqipërisë

Ata u takuan me Papën Françesku në një audiencë gati dy orëshe, nga ora 10.30 deri më 12.30. Të shumta, raportohet se ishin argumentet që diskutuan me Atin e Shenjtë, që nga periferitë, për të cilat Papa u kërkoi të tregojnë më tepër kujdes, tek baritoria e thirrjeve e tek impenjimi për të dalë jashtë Kishës që të dëshmojnë Krishtin me shembullin e jetës së tyre.

Ipeshkvijtë i dhuruan Atit të Shenjtë dy vëllimet hagjiografike mbi 38 martirët e lum shqiptarë të periudhës së komunizmit, së bashku me figurën e lumnimit të tyre.