“Papuçja është për t’u veshë, jo për të goditë”, mbahet marshi për ndalimin dhunës ndaj fëmijëve

“Papuçja është për t’u veshë, jo për të goditë”, mbahet marshi për ndalimin dhunës ndaj fëmijëve

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, me organizatat “Save the Children” dhe “Syri i Vizionit”, në sheshin e Prishtinës kanë organizuar marshin sensibilizues “Papuçja është për t’u veshë, jo për të goditë”.

Ky marsh është pjesë e fushatës për ndalimin e ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve, që ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit të prindërve dhe të rriturve për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës, dhe ushtrimi i dhunës me papuçe.

Fushata e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve “#Rrite me Dashni”,  realizohet  në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen-Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”.