Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ka thënë se tashmë është radha e Bashkimit Evropian që t�" />

“Para 20 viteve na shpëtuat jetën, na ndihmoni edhe me liberalizimin e vizave”

“Para 20 viteve na shpëtuat jetën, na ndihmoni edhe me liberalizimin e vizave”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, ka thënë se tashmë është radha e Bashkimit Evropian që të mbajë fjalën e dhënë për qytetarët kosovarë.
Këto deklarime Osmani i ka bërë gjatë qëndrimit të saj në Itali si përfaqësuese e Komisionit të për Punë të Jashtme, në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ‘Nova’, prej ku ka kërkuar edhe nga shteti italian që të jap votën e saj të rëndësishme në ditën kur do të votohet për vizat në Këshillin Evropian.

Liberalizimi i vizave

“Është tani radha e BE-së që të respektojë fjalën e dhënë, dhe Italia ka një votë jashtëzakonisht të rëndësishme në Këshillin Evropian”, ka thënë Osmani.

Osmani ka kujtuar faktin se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë 95 kriteret për liberalizimin e vizave. Ajo thotë se në rast se BE-ja nuk liberalizon vizat për kosovarët, atëherë do të humbasë besueshmërinë në sytë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Shpresojmë që se shpejti Këshilli i BE-së të diskutojë për këtë çështje, pasi është gjithashtu një aspekt që ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Ne po rrezikojmë të futemi në një geto në zemër të Evropës”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Sipas Osmanit është e pakuptueshme se si BE-ja e ka lënë jashtë ombrellës së vetë, një vend të vogël prej 1.7 milionë banorësh, kur tashmë negocion për liberalizim vizash edhe me vende të mëdha si Kina.

Deputetja e LDK-së, thotë se është e padrejtë që të ndërlidhet çështja e emigracionit me liberalizimin e vizave.

Ajo thotë se Italia mund të ketë një rol mjaft të rëndësishëm duke qenë një promotor i kërkesave të Republikës së Kosovës në nivelin Evropian.

“Ju jeni një vend që na shpëtuat jetën tonë 20 vjet më parë, pasi populli i Kosovës ishte nënshtruar politikave gjenocidale dhe krimeve të luftës kundër njerëzimit. Njëzet vjet më vonë, si një vendi i pavarur dhe sovran, Kosova po përpiqet që të kapërcejë një sërë pengesash për procesin e konsolidimit dhe forcimit të shtetit, në mënyrë që të kontribuohet edhe në paqen e rajonit”, ka shtuar Osmani.