Thaçi e Rama u njoftua se u takuan edhe sa presidenti kosovar po qëndronte në Shqipëri.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para se t’u adresohet qytetarëve, siç është paralajmëruar, në orën 20:00, fillimisht do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, njofton Insajderi.
Rama sot do ta vizitojë Kosovën për një vizitë dyditore dhe në agjendën e tij ka një takim me presidentin Thaçi.
Takimi është paraparë të zhvillohet ne orën 18:50, rreth një orë para adresimit të Thaçit.
Insajderi.com gjithashtu pati njoftuar se një takim në mes të Thaçit e Ramës është zhvilluar edhe sa Thaçit po qëndronte në Shqipëri./Insajderi.com