Para dy netësh “cicëroi” lajmin e rremë – sot ja për çka gjen kohë Hashim Thaçi

Para dy netësh “cicëroi” lajmin e rremë – sot ja për çka gjen kohë Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi me shumë entuziazëm tregoi të enjten se Xhamajka e ka njohur Kosovën.

Por vetëm pak orë më pas, në mëngjesin e djeshëm – njoftimi i tij u demantua nga ministrja e jashtme xhamajkane.

Ajo tha se shteti i saj s’e ka njohur ende Kosovën, shkruan Insajderi.

Që nga momenti kur ka “cicëruar” lajmin e deri në këtë kohë, Hashim Thaçi, s’e ka thënë asnjë fjalë për lajmin e rremë.

Pavarësisht shumë reagimeve kundër tij – postimi i Presidentit të Twitter vazhdon të qëndrojë aty.

Megjithatë i njëjtë ka gjetur sonte pak kohë që në profilin e tij në Facebook ta kujtojë ditëlindjen e George Washington.

“288 vjet më parë ka lindur George Washington, patrioti dhe drejtuesi i luftës për pavarësi, burrështetasi dhe presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Figurës së tij si një prej themeluesve të SHBA-së dhe si president unifikues më të drejtë i është dhënë epiteti i pashmangshëm si “i pari i luftës, i pari i paqes dhe i pari në zemrat e qytetarëve amerikanë”.

“Ky personalitet historik ka tejkaluar përmasat amerikane dhe është bërë një referencë fuqiplotë e popujve liridashës”.

“Jemi mirënjohës për rrugëtimin tonë historik drejt lirisë dhe pavarësisë nën mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lidhjet tona me SHBA-në janë shumë më të thella dhe tejkalojnë raportin e thjeshtë politik e institucional mes dy vendeve. Ato janë lidhje shpirtërore e historike të një raporti besimi dhe vlerësimi reciprok, që unifikohet nën parimet e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të patjetërsueshme të qytetarëve”, ka shkruar Thaçi, transmeton Insajderi.

288 vjet më parë ka lindur George Washington, patrioti dhe drejtuesi i luftës për pavarësi, burrështetasi dhe presidenti…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 22. Februar 2020