Para Kuvendit të Serbisë një burrë kërcënon se do ta shpërthejë bombën

Në sheshin Nikola Pashiq para Shtëpisë së Kuvendit Popullor, një burrë është duke kërcënuar se do ta hedhë veten në ajër me bombë, shkruan Telegraf.rs.

M.T. (63) ka shkuar me veturën e vet rreth orës 13 deri te hyrja e Kuvendit serb, dhe po kërcënon se do të kryej vetëvrasje.

Me M.T. momentalisht është duke biseduar një pjesëtar i ministrisë së brendshme, i cili po negocion me të për ta bindur që të heqë dorë nga qëllimi i tij.

Të gjitha ekipet janë në teren, ndërsa parlamenti është evakuuar./Insajderi.com.