Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si duket e ka pas një njeri fort të afërt, agjentin e BIA’s Branislav Nikolicin. Të njëjtin, para se të emëronte si këshilltar të tij, e pati emëruar si anëtar të bordit në postë. Vendimi daton nga viti 2012’të, derisa është nënshkruar nga Hashim Thaçi, gjatë kohës sa ky ishte kryeministër.
Pas raportimit të televizionit T7, se Nikolic kishte qenë pjesë e Shërbimit të Intelegjencës, së Serbisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi që të shkarkojë atë nga posti i këshilltarit.
Nikolic kishte punuar si këshilltar i Thaçit që nga viti, 2016’të, mirëpo, presidenti në ditën kur tregoi se i njëjti është shkarkuar tha se nuk ka pasur asnjë informacion për veprimtarinë e tij.
“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”.
Por, megjithëse presidenti po thotë se nuk ka pasur informacione se Nikolic qëndron prapa aktiviteteve të tilla, njeriun që e ka këshilluar për tre vite radhazi e kishte shpërblyer edhe më parë me pozita.
Në një dokument të siguruar nga Gazeta Express, e që mban datën 21 mars 2012’të, Thaçi kishte nënshkruar një vendim që emëronte katër persona si anëtar të Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike, PTK. Krahas Nikolic ishin emëruar edhe Halit Isufi, Zair Imeri e Aziz Pacolli.
Në këtë pozitë Nikolic do të rrinte derisa të emërohej si këshilltar i Thaçit, pasi që të njëjtit në vitin 2015’të iu vazhdua mandati si anëtar i Bordit të Postës. /GazetaExpress