Para se ta vizitojë Kosovën kryediplomati italian takohet me Brnabiqin

Para se ta vizitojë Kosovën kryediplomati italian takohet me Brnabiqin

Para se ta vizitojë Kosovën, ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi DI Maio është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

Aty në takim është diskutuar edhe për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor, raporton Insajderi.

“Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio u takua me kryeministren serbe Ana Brnabiq, ku në fokus të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Serbisë është çelës për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Jashtme të Italisë.

Kryediplomati Italian do ta vizitojë të martën edhe  Kosovën.

Bazuar në agjendën e tij ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Më pas do të ju drejtohet deputetëve të Kosovës me një fjalim. /Insajderi.com