Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka arritur në Mosk ku pritet ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq sot pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
Kjo vizitë e Vuçiq në Moskë vjen dy ditë pasi që, Vuçiq i fitoi bindshëm zgjedhjet në Serbi dhe para 27 qershorit, datë në të cilën është ftuar takim në Shtëpinë e Bardhë nga emisari i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell.
Presidenti serb ka takuar të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, sot takohet me Putinin dhe më pastaj do të takohet me delegacionin e Kosovës në takimin e udhëhequr nga, Richard Grenell.
Grenell ka deklaruar se do të bisedohet për çështje ekonomike dhe se nuk ka një marrëveshje të gatshme për t’u nënshkruar në mes Kosovës dhe Serbisë.
Vuçiq u prit në aeroportin në Moskë nga Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko, dhe Ambasadori i Serbisë në Rusi, Mirosllav Lazanski, raporton agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, transmeton Insajderi.
Serbia historikisht ka pasur marrëdhënie miqësore me Rusinë, madje përmes saj ka bllokuar shpesh Kosovën në arenen ndërkombëtare. /Insajderi/