Para takimit me Kurtin dhe Mustafën, Grenell pinë kafen e mëngjesit në këtë ambient

Para takimit me Kurtin dhe Mustafën, Grenell pinë kafen e mëngjesit në këtë ambient

Richard Grenell, i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë – Serbi, para takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë këtë veprim.

Së bashku me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, Grenell ka qëndruar në zyret e ambasadës amerikane në Prishtinë, me ç’rast është parë shumë sportiv me një filxhan të kafes në dorë, përcjell Gazeta Insajderi.

Gjatë qëndrimit të tij në ambient të ambasadës ai është takuar edhe me zyrtarë tjerë të ambasadës.

Ku përmes një postimi në Twitter, Ambasada e Amerikës ka shkruar se i dëshirojnë mirëseardhje ambasadorit Grenell.

“Mirësevini përsëri  Ambasadori Grenell, i dërguari special presidencial, i cili do të takohet me liderët politikë dhe anëtarët e bashkëpunimit të biznesit”, ka shkruar ambasada në Twitter.

Pas qëndrimit të tij në ambasad, i dërguari i Trumpit në Kosovë ka shkuar në takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndërsa momentalisht është në takim me kryetarin LDK-së, Isa Mustafën. /Insajderi.com