Para takimit me Kurtin e Osmanin, Abdixhiku mbledh deputetët e LDK-së

Para takimit me Kurtin e Osmanin, Abdixhiku mbledh deputetët e LDK-së

Kryetari i sapo zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot (e mërkurë) do të mbajë takim me deputetët e zgjedhur të partisë së tij, për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, përcjell Insajderi.

Takimi i Abdixhikut me deputetët e LDK-së pritet të nisë rreth orës 14:00.

Ky takim vjen dy ditë para atij që Abdixhiku do të zhvillojë me fituesit e zgjedhjeve, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për të diskutuar për formimin e institucioneve.

“Nesër do të takoj grupin parlamentar të LDK-së me të cilët do të bisedoj”, ka thënë Abdixhiku të martën në emisionin Pressing në T7, teksa ka folur edhe për takimin me Kurtin e Osmanin.

Aty ka thënë se do të shkojë me Kujtim Shalën.

“Fillimisht duhet të ju flas njerëzve të mi të partisë, takimi është konfirmuar për të premten për në ora 14:30, në këtë takim do të shkoj me z. Kujtim Shala”, ka pohuar Abdixhiku./Insajderi.com