Para tri ditësh shprehu urime për fitoren në Maltë, Kurti hesht pas kualifikimit të Kosovës

Para tri ditësh shprehu urime për fitoren në Maltë, Kurti hesht pas kualifikimit të Kosovës

Tri ditë më parë i frymëzuar nga fitorja e përfaqësueses së Kosovës në futboll ndaj Maltës, Albin Kurti u shpreh se të rinjtë në Kosovë kanë potencial. Shprehu urime për fitoren e Kosovës me rezultat 5 me 0 në Maltë.

“Spektakël sot në Maltë”, shkroi mes tjerash Kurti në rrjetin social Facebook, rreth 20 minuta pas përfundimit të ndeshjes në Maltë.

Por tri ditë më vonë, me rastin e kualifikimit të Kosovës në një rang më lartë të Ligës së Kombeve, Kurti nuk shkroi asnjë fjalë. Zgjodhi të hesht pavarësisht se vetëm tri ditë më parë kishte thyer tabunë, duke e uruar për herë të parë përfaqësuesen e Kosovës. Nuk e kishte bërë asnjëherë më parë.

Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre. Urime!

Posted by Albin Kurti on Saturday, 17 November 2018

Kosova e mposhti Azerbajxhanin me rezultat 4:0 në ndeshjen e zhvilluar të martën në Prishtinë. Me këtë rast, përfaqësuesja e Kosovës u ngjit një rang më lart në Ligën e Kombeve. /Insajderi.com