Paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau nënën me thikë

Paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau nënën me thikë

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.Ç, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë, njofton Insajderi.

I pandehuri dyshohet se më 10 gusht 2020, në shtëpinë e përbashkët të banimit në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta nënën e tij M.Ç, e moshës 83 vjeçare, duke e vrarë me thikë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, masë e cila do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK në Prishtinë./Insajderi.com