Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurve me inicialet A.M dhe A.M., pasi të njëjtit dyshohen për trafikim me njerëz, njofton Insajderi.
Sipas Gjykatës, dy të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror kanë shfrytëzuar të miturën E.A., dhe vajzat e moshës madhore A.L., Xh.L., R.R., L.R., dhe M.R, V.H., L.S., dhe E.S. për qëllime të prostitucionit.
Në njoftimin e Themelores në Gjilan bëhet e ditur se të njëjtat i kanë shfrytëzuar për të joshur klientët dhe për t’i shoqëruar ata me qëllim që të bëjnë marrëveshje që në këmbim të parave të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Shtime.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, ka vërtetuar faktin se të pandehurit dyshohen se nga muaji tetor 2020 në një lokal në Shtime, pas zbatimit të masave të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit – përgjimit të telekomunikimeve për të pandehurit N.M dhe A.M., janë siguruar të dhënat të rëndësishme, se me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror për vete, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve përmes rekrutimit, transportimit, strehimit të viktimave, të miturës E.A. dhe madhoreve A.L. Xh.L R.R. L.R. dhe M.R., të cilat i kanë të punësuara si kamariere në këtë lokal, në atë mënyrë që të njëjtat i shfrytëzojnë me qëllim të prostitucionit, duke i joshur klientët dhe shoqëruar të njëjtit nëpër tavolina të lokalit, e më pas duke bërë marrëveshje me ta që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në shuma të ndryshme, e të cilat para më pas të pandehurit i përvetësojnë për vete, ku i pandehuri N..M. ka pas kontakt me të dëmtuarën E.A. duke e marrë me veturë nga shtëpia në dhe duke e transportuar në Shtime në një banesë, ndërsa i pandehuri A.M. ka transportuar rekrutuar, transportuar, strehuar të miturat V.H. L.S dhe E.S., në të cilin lokal kanë bërë marrëveshje me klient të tjerë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë”, thuhet në njoftimin për media./Insajderi.com