Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në çështjen penale kundër të pandehurit M.B., ish-punëtor i Postës së Kosovës, për shkak të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Gjykatës.
Ish-punëtori i Postës së Kosovës, M.B., është arrestuar të martën në Prishtinë nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dërgesa postare të pa dorëzuara nga ai i cili ka qenë përgjegjës për dorëzimin e tyre te palët e adresuara./Insajderi.com