
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.K dhe Z.C në kohëzgjatje prej një muaj, për kryerjen e veprës penale kontrabandim me migrantë.
“Gjykata ka konstatuar se të pandehurit që nga muaji shkurt i këtij viti me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare kanë kontrabanduar emigrantë nga shteti i Kosovës për në shtetet e Evropës, duke kaluar në shtetin e Serbisë”, thuhet në komunikatë për media.
Sipas gjykatës të dyshuarit i kanë dërguar emigrantët me dokumentacion të rrejshëm dhe kanë detyruar ata që të paguanin shumën prej 2.000 deri në 3.000 euro.