Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion nga një qytetarë, përmes aplikacionit ‘’Lajmëro Policinë’’ për një kundërvajtje në komunikacion të shkaktuar nga policia, shkruan Insajderi.
Sipas komunikatës të dërguar për media thuhet së policia, i ka marr veprimet e duhura dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin policor, i cili me automjetin zyrtar të policisë , shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në fshatin Sojevë, rruga magjistrale Ferizaj-Gjilan
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, e ftoi zyrtarin policor (M/SH/K) 61 vjeçar, dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Ndërkaq, ndaj tij, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka iniciuar edhe hetim të brendshëm disiplinor, sipas rregulloreve të policisë në fuqi”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të njoftojnë policinë pa hezitim , për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./Insajderi.com