Paralajmërimi i kryeministrit austriak për Erdoganin

Paralajmërimi i kryeministrit austriak për Erdoganin

Kancelar austriak, sebastian kurz, ka thënë se nuk do të dëshironte të shihte në shtetin e tij ndonjë zyrtar të erdoganit duke bërë fushatë menjëherë pasi presidenti turk deklaroi se donte përshpejtim të mbajtjes së zgjedhjeve.

Erdogan kishte paralajmëruar të mërkurën se turqia do të përshpejtojë kohën e zgjedhjeve, të cilat do t’i sillnin atij më shumë pushtet.

E në një deklaratë të fundit, autokrati turk tha se do të mbajë një tubim elektoral në evropë, ku do të mbledhë 10-11 mijë njerëz, pa specifikuar se ku.

Diçka të tillë kishte komentuar të premten kancelari austriak, i  cili haptas ka treguar se nuk e dëshiron fushatën e erdoganit në shtetin e tij.

Kurz tha se paraqitjet e fushatës së politikanëve turq në austri janë “të padëshirueshme” dhe nuk do të donin më t’i lejoni këto “ndërhyrje”, shkruan Express.

Qëndrim të ngjashëm ndaj fushatës së zyrtarëve turq e ka dhënë edhe kryeministri i holandes mark rutte.

Erdoganit me fushata nëpër shtete të evropës, si gjermania, austria e holanda, ku jetojnë shumë turq, i kishin dalë probleme edhe në prill të vitit të kaluar, kur po mbahej referendumi për rritjen e kompetencave ekzekutive për presidentin.