Paralajmërimi i mjekut kosovar në Gjermani: Bota s’do të mund ta përballoj rritjen e të infektuarve

Paralajmërimi i mjekut kosovar në Gjermani: Bota s’do të mund ta përballoj rritjen e të infektuarve

Virusi misterioz, i njohur si Covid 19 tashmë pothuajse ka prekur të gjitha vendet e botës.

Madje, numri i të infnektuarve dhe personave që po vdesin nga ky virus dita-ditës po rritet , shkruan Insajderi.

E, për këtë situatë që ka përfshirë të gjithë globin në një intervistë për Insajderin, ka folur mjeku kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani, Kujtim Pllana.

Ai ka thënë se Kosova ka bërë hapa shumë të mirë në parandalimin e këtij virusi, ndoshta më të mirë se shumë shtete të zhvilluara.

“Kosova i ka bërë disa hapa shumë të mirë në parandalim, ndoshta shumë më të mirë se shtetet e zhvilluara , duke mbyllur disa gjëra para se të shfaqet virusi dhe ata hapa kanë qenë jetik për shkak që Kosova ka një sistem shëndetësor shumë fragjil, për shkak që në 20 vjetët e fundit nuk është investuar pothuajse fare në sistem shëndetësor”, ka thënë Pllana.

Ndërsa, duke folur për këtë pandemi, Pllana ka deklaruar se nëse rritet numri i të infektuarve atëherë nuk ka sistem shëndetësor në botë që mund ta përballojë fluksin e pacientëve.

“Pak a shumë situata është e njëjtë edhe në Kosovë dhe njerëzit duhet të respektojnë në përpikmëri masat se në qoftëse vjen deri te një fluks i madh i pacientëve siç parashihet deri dikund 20% e popullatës mund të ketë simptoma dhe mund të ketë nevojë për përkujdesje shëndetësore atëherë nuk ka sistem shëndetësor në botë që mund ta përballojë një fluks, pavarësisht që Kosova deri më tani është relativisht mrië me masa dhe ka relativisht reagim të mirë të institucioneve dhe njerëzve sa kam mujt me pa”, ka thënë ai.

Kurse, i pyetur se kur mund të jetë piku i kësaj pandemie në Kosovë, Pllana ka deklaruar se është vështirë të parashikohet një gjë e tillë.

“Piku është shumë i vështirë i parashikueshëm për shkak që nuk dihet ende qartë mënyra e transmetimit të virusit. Dihet shumë qartë që transmetimi bëhet përmes spërklave , përmes grumbullimit të nejrëzve”, ka deklaruar Pllana për Insajderin.

Këshillat e mjekut kosovar në Gjermani: Rrini në shtëpi, leni politikanët

Këshillat e mjekut kosovar në Gjermani: Rrini në shtëpi, leni politikanët

Gepostet von Insajderi am Samstag, 4. April 2020