Paralajmërimi i Thaçit ua shton dyshimet partive opozitare

Paralajmërimi i Thaçit ua shton dyshimet partive opozitare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se këtë javë do të nisë konsultimet me drejtuesit e subjekteve politike në vend, gati dy javë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale, shkruan sot gazeta Zëri.

Megjithatë, para takimit me të parin e shtetit zyrtarët e partive politike thonë se të do të diskutojnë vetëm për datën e zgjedhjeve të parakohshme në vend, por jo për një mandatar të ri për udhëheqjen e Qeverisë, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Opozita po dyshon se presidenti Hashim Thaçi bashkë me ish-partiakët e tij (PDK) po synojnë ta gjejnë një mandatar të ri për ta udhëhequr Qeverinë, për ta shmangur shkuarjen e Kosovës në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi që, siç thonë ata, zgjedhjet nuk po i konvenojnë PDK-së.