Paralajmërohen masa të reja – në veçanti për Prishtinë

Paralajmërohen masa të reja – në veçanti për Prishtinë

Rritja e numrit të rasteve te reja pozitive me Coronavirus në Prishtinë, ka shqetësuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili paralajmëroi masa të reja preventive ndaj virusit Corona, njofton Insajderi.

Zemaj ka paralajmëruar masa të reja pas numrit në rritje të të infektuarve në veçanti për kryeqytetin i cili siç ka thënë ai, është epiqendra e infeksionit.

“Dy javët e fundit, Prishtina ka qenë epiqendra e infeksionit në vendin tonë. Ky fakt shqetësues na detyron që shumë shpejtë të dalim me vendime për masa të reja për Kosovën në përgjithësi, por, për Prishtinën në veçanti”, ka shkruar Zemaj.

I pari i Shëndetësisë tutje ka thënë se në Prishtinë gjatë dy javëve të fundit janë shënuar 700 raste me COVID-19, situatë kjo që kërkon mobilizim maksimal të të gjithëve për të zbatuar në përpikëri dhe me rigorozitet vendimet e Qeverisë. /Insajderi.com