Paralajmërohen protestat “1 prej 5 milionëve” edhe në veriun e Mitrovicës

Paralajmërohen protestat “1 prej 5 milionëve” edhe  në veriun e Mitrovicës

U paralajmërua se në veriun e Mitrovicës është planifikuar protesta “1 në 5 milionë” për të shtunën, 2 shkurt, e cila, sipas organizatorëve, ka për qëllim të tregojë se serbët e këtij qyteti, por edhe të vendeve tjera në Kosovë po solidarizohen me serbët nga Serbia dhe kërkesat e tyre, të cilët tashmë me javë po protestojnë.

Vendi i tubimit është fillimi i shëtitores afër përmendores së car Llazarit, ndërsa fundi i shëtitjes është në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviq, ku qytetarët do të ndezin qirinj.

Asamblisti i Iniciativës Qytetare “Serbi, demokraci, drejtësi – Oliver Ivanoviq”, Marko Jakshiq në llogarinë e tij në Twitter dhe Facebook ka shkruar se shëtitja gjithqysh do të realizohet, edhe nëse shëtisin dy – tre njerëz.

“Ky qytet dikur ka ndriçuar larg. Ky qytet ka mundur më mirë. Këta njerëz kanë merituar më mirë, dhe këtë mund ta realizojmë së bashku”, ka shkruar Jakshiq./Insajderi.com.