Paralajmërohen reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës

Paralajmërohen reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar reduktime të ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme në disa lagje të kryeqytetit, njofton Insajderi.

Reduktimet janë paralajmëruar si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit në rrugën “Shaqir Igrishta” ku ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë.

“Si shkak i këtij intervenimi pa ujë të pijshëm mund të mbesin disa objekte të zonës së Mati 1, rruga ‘Muharrem Fejza’, disa objekte të ‘Tregtisë’ dhe zona Jug, Lindje dhe Perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë”, njofton KRU ‘”Prishtina”.

“Tash për tash ka furnizim me ujë, por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura. Deri në sanimin e defektit, kërkojmë mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie. /Insajderi.com