Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë vërshime në ditët e ardhshme, si pasojë e reshjeve të shiut që pritet të fillojnë pasditen e së mërkurës, njofton Insajderi.

“Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit”, njofton IHMK-ja.

IHMK ka bërë të ditur se kjo situatë do të vazhdojë për disa ditë, ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta.

“Nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com

Paralajmërim për vërshime të shpejta*

Shteti: Republika e Kosovës
Regjioni: (Rrafshi i Dukagjinit, pjesa veriore e…

Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Wednesday, January 6, 2021