Paralajmërohet draftim i shpejtë i statutit të Asociacionit

Paralajmërohet draftim i shpejtë i statutit të Asociacionit

Kërkesat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian për themelimin urgjent të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duket që kanë shtyrë krerët e shtetit t’i bëjnë hapat e parë për draftimin e statutit të këtij Asociacioni. Megjithatë ende nuk ka filluar përgatitja e draftit, shkruan sot Gazeta ”Zëri”

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë kanë diskutuar për formimin e një grupi punues, i cili do të merret me draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithatë, bëhet e ditur se ende nuk ka filluar përgatitja e draftit të Asociacionit.
Qeveria e Kosovës thotë se drafti do të përgatitet duke respektuar plotësisht Kushtetutën e vendit, ndërkohë Lista Serbe ka vënë ultimatum që Asociacioni të formohet deri më 19 prill në të kundërtën, sipas drejtuesve të kësaj partie, serbët njëanshëm më 20 prill do ta formojnë Asociacionin.

  • Patriotët e Çmendur të emisionit InDoks, shikojeni në këtë LINK