Paralajmërohet grevë nga punëtorët teknikë dhe sigurimi fizikë në qendrat spitalore

Paralajmërohet grevë nga punëtorët teknikë dhe sigurimi fizikë në qendrat spitalore

Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik nëpër qendrar spitalore dhe ambulanca kanë paralajmëruar se do të hynë në grevë si pasojë e mospagesës së pagave shtesë, njofton Insajderi.

Kështu thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Nëpërmjet këtij njoftimi nga sindikata thuhet se fundi i javës së ardhshme do të jetë fillimi i grevës së përgjithshme të të gjithë këtyre punëtorëve.

“Pas mos reflektimit te Qeverise se Kosovës dhe presionit te punëtorëve lidhur me mos pagesën e pagave shtese për kohen e pandemisë, Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës këtë javë do ti kryen te gjitha përgatitjet për një greve gjenerale. Dhe fundi i javës se ardhshme do te jete fillimi i grevës se përgjithshme te të gjithë punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik neper Qendrat spitalore QMF dhe ambulantë. Qeveria edhe pas 20 ditësh nuk doli me vendim lidhur me pagesat e kësaj kategorie”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Insajderi.com