
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi me deputetët e kësaj partie, Xhavit Haliti, Elmi Reçica e Bajrush Xhemajli, shkruan Gazeta Insajderi.
Ajo në fotografinë e publikuar në Facebook ka shkruar vetëm kaq: “Kandidati/ja për Kryetar”.
PDK-ja ka marrë vendim që me 3 korrik t’i mbaje zgjedhjet e brendshme për ta zgjedhur kryetarin e ri.
Enver Hoxhaj, që deri tani e ka ushtruar detyrën e kryetarit, gjatë ditës së enjte ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Ai përmes një konference për medie tha se bashkë me të kanë dhënë dorëheqje edhe kryesia aktuale e partisë në mënyrë që gjithë kompetencat t’i kalojnë grupit punues të konventës së jashtëzakonshme zgjedhore që do të mbahet me 3 korrik./Insajderi.com