Familjare, shokë dhe shoqe të të ndjerit Shkëlqim Pllana, i cili u therr me thikë më 10 dhjetor në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, kanë paralajmëruar protestë.
Protesta do të mbahet të enjtën në sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit në orën 13:00. Familjarë të 17 vjeçarit kanë thënë se me këtë protestë kanë për qëllim që të kërkojnë drejtësi për vrasjen e më të dashurit të tyre, njofton Klan Kosova.
Njëkohësisht ata bën me dije se përmes kësaj protestë kanë për qëllim që të sensibilizojnë opinionin që raste si ky të mos përsëritën më.