Paralajmërohet ulje e çmimeve të derivateve në Kosovë

Paralajmërohet ulje e çmimeve të derivateve në Kosovë

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, ka paralajmëruar rënie të çmimeve të derivateve të naftës.

Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, në një prononcim për Shqip.com, tha se rënie të lehtë të çmimeve pritet të ketë nga java e ardhshme.

“Rënia e çmimeve të naftës ka filluar. OPEC-u ka njoftuar se rënia e çmimit të naftës do të bëhet nga janari, por tek vërehet qysh tash një rënie e lehtë”.

“Deri fundin e vitit do të jenë sikur më parë ashtu siç ka qenë në muajin shtator diku 1.15 eventualisht 1.16 euro për litër”, deklaroi Bërnjani.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës

Siç bëri të ditur ai, aktualisht çmimet e derivateve në Kosovë, variojnë nga 1.16 deri 1.20 dizel, ndërsa një litër benzinë nga 1.20 deri 1.25.

Sipas tij, krahasuar me rajonin, çmimet në Kosovë janë më të lirat.

“Në Shqipëri një litër dizel sillet 1.25 euro kurse benzina 1.50. Ndërkaq Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi janë më shtrenjtë, përveç Maqedonia e Veriut që i ka taksat për dizel 44 centë më të ultë kurse benzinën e ka sikurse ne”, shtoi Bërnjani./Insajderi.com