Paralajmërohet vizita e kryediplomatit italian në Prishtinë

Paralajmërohet vizita e kryediplomatit italian në Prishtinë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka paralajmëruar vizitën e ministrit të jashtëm të këtij, Luigi Di Maio në Kosovë.

Këtë  Orlando e ka kumtuar përmes një postimi në Twitter, përcjell Insajdeeri.

Ai është takuar të shtunën me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Orlando theksoi se me Kurtin biseduan për rritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë. /Insajderi.com