Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Oficerët e Qendrës së Paraburgimit në Prizren sot kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike, njofton Insajderi.

Rretj prës 08:20 në këtë qendër oficerët korrektues kanë vërejtur disa lëvizje të dyshimta të të burgosurve në shëtitoren e QP Prizren dhe menjëherë kanë filluar bastisjen brenda dhomave të qendrës, me ç`rast bastisja ka rezultuar pozitive, ku gjatë bastisjes në njërën nga dhomat është gjetur një shishe e plastikës e madhësisë O.5 litra, e shpuar, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur për konsumim të substancave narkotike.

Gjatë bastisjes ka rrjedh informacioni se substanca narkotike po hedhet nga rruga dhe mbase mund të ketë mbetur në kulm, menjëherë është bërë bastisja e kulmit dhe si rezultat i saj në kulmin e QP Prizren është gjetur një pako cigareje ku në brendinë e saj kishte substancë narkotike.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës.

I paraburgosuri i dyshuar se substanca e kapur në kulm ka qenë e dedikuar për të, është ndarë nga të tjerët dhe është vendosur në dhomën C5, me ç`rast ndaj tij dhe të paraburgosurve të të njëjtës dhomë është iniciuar procedura disiplinore. /Insajderi.com