Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është parandaluar futjen e substancës narkotike përmes atleteve sportive, njofton Insajderi.com.
Përmes njoftimit, Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, është identifikuar pakoja e dyshuar dhe brenda saj është gjetur substancë narkotike.
“Gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç` rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë e dyshuar narkotike”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, SHKK ka njoftuar se ndaj të burgosurit të cilit ka qenë e dedikuar pakoja, është inicuar procedurë disiplinore dhe lidhur me rasitn është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se kontrabanda në këto institucione nuk kalon.
“Kontrabanda në institucionet korrektuese nuk kalon! Falenderuese për punën e stafit korrektues!”, shkroi Haxhiu në Facebook.