Parandalohet kontrabandimi i pajisjeve medicinale

Parandalohet kontrabandimi i pajisjeve medicinale

Dogana e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ndaluar një veturë në Han të Elezit, e cila drejtohej nga një shtetas i huaj.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, gjatë kontrollës në pjesë të ndryshme në brendi te veturës, të mbuluara me veshje janë zbuluar pajisje medicinale gastrike së bashku me disa medikamente përcjellëse.

“Malli i ndaluar është si vijon: Endo Grasper – GRASPER, Endoskopi _ MEDBAR – 14 pce, SERECAL REF 5007 3ml (pluhur) – 5, SERACONTROL REF 501 5ml – 5, SEVORANE lang inhalimi 250ml – 3, Iinstrumente 3 PCE – G-FLEX, PROTROMBINE TIME, ASSAY KIT (MEDSIL) ½ – 2 PCE Intragastric Ballon – 3 (Medsil), Regular Platform Implant (Prosthetic) – 20 Pce (Mode Implant)”, thuhet në komunikatën për media.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe pala është futur në procedurë kundërvajtëse./Insajderi.com