Njësitë e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore në rajonin e V" />

Parandalohet kontrabandimi i produkteve ushqimore në Viti prej 12 mijë eurosh – arrestohen dy persona

Parandalohet kontrabandimi i produkteve ushqimore në Viti prej 12 mijë eurosh – arrestohen dy persona

Njësitë e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve ushqimore në rajonin e Vitisë gjatë të mërkurës të 31 marsit, njofton Insajderi.

Nga njoftimi i Doganës së Kosovës thuhet se njësitë kanë identifikuar një automjet transportues, i cili kishte arritur që nëpërmjet vijës së gjelbër të hynte me mallra të kontrabanduara në Kosovë.

“Sasia totale e mallrave ushqimore kalon vlerën mbi 12 mijë euro, pjesa përbërëse e saj është mish peshku”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokuroria dhe nën udhëheqjen e Prokurorit Kujdestar pas Intervistimit dy persona të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar për në mbajtje.

Po ashtu, nën udhëheqjen e Prokurorisë janë duke u kontrolluar edhe disa lokacione të tjera. /Insajderi.com