Paraqiten rastet e para të gripit sezonal

Paraqiten rastet e para të gripit sezonal

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare janë regjistruar rastet e para të prekura nga gripi sezonal.

Në këtë klinikë thonë se kanë qenë raste ambulanti edhe jo serioze por theksojnë se duhet të bëhet  vaksinimi. Rastet e tilla janë paraqitur edhe klinikën e pediatrisë.

Mjekët pediatër rekomandojnë prindërit që të kenë kujdes ndaj fëmijëve që të mos vihet deri tek ndonjë komplikim. Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka filluar shpërndarjen e 85 mijë vaksinave kundër këtij gripi.