Paraqitet dëshmitari i parë kundër Salih Mustafës

Paraqitet dëshmitari i parë kundër Salih Mustafës

Ka nisur dëshmia e dëshmitarit të parë në rastin e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Përgjigjet e tij po bëhen nën masa sigurie, duke mos iu zbuluar identiteti.

Ai është betuar që do flasë të vërtetën para trupit gjykues, derisa i janë kumtuar të drejtat gjatë dëshmisë.

Ndryshe, para së të fillojë dëshmia e dëshmitarit të parë, Mustafa kërkoi të fliste, por gjykatësja nuk ia dha fjalën.

“E nderuara gjykatëse kisha pas dëshirë të flas diçka para se të dëgjoni dëshmitarët”, tha ai.

Por pas kësaj, gjykatësja mori vendim që të mos ia jap fjalën dhe se këtë do ta bëjë në një moment të caktuar.

Salih Mustafa akuzohet për “krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash”, diçka kategorikisht e mohuar nga ai./Insajderi.com