Parashikimi i çuditshëm i Haradinajt: Kurti do të na bjerë në gjunjë, por ne nuk jemi si Profa

Parashikimi i çuditshëm i Haradinajt: Kurti do të na bjerë në gjunjë, por ne nuk jemi si Profa

Pas përplasjes në Kuvend mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe Daut Haradinaj, Ramushi ka thënë se Kurti do t’iu lutet për një koalicion të ardhshëm me AAK-në.

Në një intervistë për InDoks, Haradinaj ka deklaruar se Kurti do t’i kërkojë bashkëpunim AAK-së, ashtu siç i kishte kërkuar Isa Mustafës dhe LDK-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“E di që Kurti ka me ardhë në dy gjunjët me lyp bashkëpunim me Dautin e me Ramushin, ashtu siç i ka rënë Isa Mustafës të cilin e pritke në katund e dikur i thoshte njeri i Rrahman Morinës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se përgjigja e AAK-së ndaj Kurtit mund të jetë ndryshe prej asaj të Mustafës.

“Mirëpo ne ndoshta nuk jemi aq shpirt të mirë sikurse profa, i themi ‘jo, sepse nuk je i qëndrueshme’”.