Parashikimi i motit nga IHMK për ditën e martë

Parashikimi i motit nga IHMK për ditën e martë

Java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit. Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ilustrim

Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave.

Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s./Insajderi.com