
Sot është parashikuar të jetë mot me diell, njofton Insajderi.
Përveç së premtes, temperatura të larta pritet të mbajnë edhe gjatë ditës së shtunë dhe të dielës.
Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), kanë njoftuar se temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizim ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
“Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes”, njofton IHK. /Insajderi.com