Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Pas ditëve me reshje të shumta që përfshinë vendin, situate meteorologjike po vije drejt stabilizimit, njofton Insajderi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë pak vranësira dhe intervale të gjata me diell.

“Kjo situatë stabile paraqitet si pasojë e masave stabile të ajrit me presion të rritur atmosferik. Parashihet rritje si në fushat barike po ashtu edhe në ato termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK.

Instituti theksoi po ashtu se erë e lehtë deri mesatare do të fryjë nga drejtimi i juglindjes. /Insajderi.com