Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të ketë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilëve thuhet se në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull dhe ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare. /Insajderi.com