Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditës së marte në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamikë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh.

“Mirëpo sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta”, thuhet në njoftim.

Moti në Kosovë

IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s./Insajderi.com