Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mot i vranët pritet të mbajë gjatë ditës së sotme në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga ku tutje u njoftua se në disa vende do të ketë edhe reshje të dobëta bore.

IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet -9 deri në -6 gradë Celsius, kurse ato maksimalet parashihen të jenë ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com